Site icon Telegrafi

Salihaj: Demarkacioni nuk kalon, Mustafa nuk i ka votat (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, thotë se ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, nuk mund të bëhet për shkak të votave të pamjaftueshme.

“Unë mendoj se kryeministri Mustafa po bën veprime të arsyeshme që nuk po e sjell demarkacionin në Kuvend, sepse ta sjellësh në Kuvend kur teknikisht shqiptarët nuk i kanë numrat e mjaftueshëm edhe po ta votojnë gjithë pa përjashtim shqiptarët e pozitës. Në çdo aspekt nuk është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare për ta votuar edhe po ta votojnë të gjithë. Por tashmë është fakt se një numër i deputetëve edhe të PDK dhe LDK e kanë kundërshtuar dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të kalojë demarkacioni”, tha Salihaj në emisionin Kontakt të Tribuna Channel.

Salihaj shtoi se me iniciativën e disa deputetëve të LDK-së, për ndryshimin e nenit të marrëveshjes së Demarkacionit mund të arrihet një konsensus dhe të mos ketë krizë politike në vend.

Exit mobile version