Site icon Telegrafi

Saliba e konsideron vetën në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në Ligën Premier

Mbrojtësi i Arsenalit , William Saliba, e konsideron veten në mesin e top tre mbrojtësve më të mirë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Francezi ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë dhe deri në xhiron e fundit ka luftuar me Arseanalin për ta fituar titullin e kampionit, megjithatë në fund nuk ia dolën.

Në një intervistë për L’Equipe, Saliba ka thënë se është në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në Ligën Premier, por që nuk ka përmendur emra të tjerë.

Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

“Mendoj se jam në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në Ligën Premier. Ne përfunduam me mbrojtjen më të mirë”.

“Unë shikoj shumë ndeshje. Unë jam modest, por vitin e kaluar, si këtë vit, jam një nga tre mbrojtësit më të mirë. Vitin e ardhshëm do të kemi një luftë edhe më të mirë me Cityn për titullin”, deklaroi Saliba duke buzëqeshur.

Lexo po ashtu Deschamps tregohet i ashpër kur zbulon arsyen e vërtetë pse Saliba nuk po luan për Francën

Saliba ka arsye të mjaftueshme për t’u mburrur me veten pas sezonit fantastik 2023/24 që e shijoi. Francezi e ndihmoi Arsenalin të mbante 18 herë portën e paprekur dhe luajti në të gjitha 38 ndeshjet e tyre gjatë gjithë sezonit, duke qenë një nga shtyllat kryesore që shtynë skuadrën e Mikel Artetës të qëndrojë në garën për titull me Man City.

Pavarësisht të gjitha heroizmave të tij nga sezoni i kaluar, qendërmbrojtësi 23-vjeçar ende nuk pritet të jetë titullar i rregullt për Francën në Euro 2024 dhe mund të kalojë shumë kohë në stol. /Telegrafi/

Exit mobile version