Site icon Telegrafi

Sali Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur këtë të enjte në burgun e Fierit për të zhvilluar një takim me ish-deputetin Ervin Salianji.

Deputeti demokrat prej muajit shtator të vitit 2024 ndodhet në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rrëmë në lidhje me dosjen “Babale”.

Më herët, ish-deputeti Salianji është vizituar dhe nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Aktualisht çështja për të cilën është dënuar Salianji ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi ish-deputeti demokrat ka bërë rekurs. /Telegrafi/

Exit mobile version