Telegrafi

Sali Berisha thotë se 600 mijë protestues janë mbledhur në Tiranë

Protesta e organizuar nga Partia Demoratike (PD), sipas zyrtarëve të kësaj partie, ka arritur në disa qindëra mijëra protestues.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status ne Facebook shkruan: “600 mijë vetë, po çahet Tirana”.

Ish-shefi i PD-së, gjatë ditës ka shkruar se revolucioni demokratik sot është në zenit.

“Nga mbarë Shqipëria, qindra-mijëra qytetarë po marshojnë drejt Tiranës”, ka shtuar ai./Telegrafi/