Site icon Telegrafi

Sali Berisha pritet të votëbesohet si kryetar partie

Fraksioni i Partisë Demokratike i quajtur Rithemelimi, i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar këtë të premte se do të mbledhë më dy dhjetor Kuvendin Kombëtar.

Në njoftimin e bërë për mediat, Rithemelimi njofton se ky vendim u mor pas konsultimeve me forumet dhe pritet që në Kuvendin Kombëtar të votëbesohet dhe kryetari Sali Berisha.

Gjithashtu në rendin e ditës janë dhe pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe situatën ku ndodhet vendi, sipas Rithemelimit.

“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë polit. /Telegrafi/

Exit mobile version