Telegrafi

Sali Asllanaj nuk mund ta gjejë derën e sallës (Video)

Pas një debati që pati me një asamblist derisa po lëshonte asamblenë, kryetari i Suharekës, Sali Asllanajnuk mundi ta gjejë derën e sallës.

Në Asamblenë e Suharekës po diskutohej lidhur me Projekt-Vendimin për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën “Qendra” në Suharekë, që u votua nga të gjithë asamblistët, me përjashtim të atij të LVV-së Leonard Shala, i cili abstenoi.

Komuna nuk i ka ende paratë për këtë projekt, ndërsa kryetari Sali Asllanaj u nis të dalë nga salla e Kuvendit Komunal, derisa për projektin po fliste asamblisti i AAK-së Pal Baftiaj.

Baftiaj i kërkoi kryetarit të qëndrojë në sallë, pasi asamblistët do të vendosin t’ia lënë një emër projektit për rregullimin e qendrës së qytetit.

Kryetari Asllanaj pasi u ndal për pak çaste, i tha me shaka të përzier me ironi asamblistit se ky projekt do ta ketë emrin tënd, por pastaj u ngatërrua duke kaluar pa e parë derën e sallës së asamblesë dhe duke u përpjekur ta hapë derën në vendin ku ndodhej muri.

Në të njëjtën mbledhje të asamblesë nga deputeti i PDK-së Jeton Rrakaqi, kryetari i Suharekës u pyet se kur do ta vendosë në zyrë fotografinë e Presidentit Thaçi.

Asllanaj u përgjigj shkurt se fotografinë do ta vendosë kur ajo t’i vijë në komunë. /kallxo.com/