Telegrafi

Salernitana 2-2 Milan, notat e lojtarëve

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Salernitana në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

Rossonerët kanë humbur një mundësi ideale për të rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë, pasi është ndalur me barazim nga vendi i fundit në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Federico Bonazzoli (29’) dhe Milan Djuric (72’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Junior Messias (5’) dhe Ante Rebic (77’).

Lexo po ashtu Milani bën një hap fals, ndalet me barazim nga Salernitana e vendit të fundit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Theo Hernandez që u notua me 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Mike Maignan, i cili u vlerësua me notë 5.9.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/