Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Salernitana në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Rossonerët kanë humbur një mundësi ideale për të rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë, pasi është ndalur me barazim nga vendi i fundit në tabelë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Federico Bonazzoli (29’) dhe Milan Djuric (72’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Junior Messias (5’) dhe Ante Rebic (77’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Theo Hernandez që u notua me 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Mike Maignan, i cili u vlerësua me notë 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/