Site icon Telegrafi

Salbia pritet të jetë transferimi i parë i Emery te Arsenali për sezonin e ri

Unai Emery (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Raportohe se Arsenali ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin qendror të Saint Etienne, William Saliba, derisa do të bisedojnë me francezët për shumën e lojtarit.

Mbrojtësi i talentuar ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat për klubin francez, duke u shpërblyer së fundmi me një kontratë katërvjeçare.

Arsenali ka kohë që po e shikon zhvillimin e lojtarit, gjersa po planifikon që në këtë verë t’i paguajë 30 milionë euro për 18-vjeçarin.

L’Equipe raporton se Saint Etienne është në disponim për ta arritur një marrëveshje me Arsenalin, ndërsa Saliba thuhet se do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në Emirates.

Trajneri i skuadrës londineze, Unai Emery, është duke kërkuar me ngulm që ta përforcojë mbrojtjen për sezonin e ri, andaj 18-vjeçari do të jetë transferimi i tij i parë.

‘Gunners’ në sezonin e ardhshëm nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve, pasi në edicionin që lamë pas kanë përfunduar në vendin e pestë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version