Site icon Telegrafi

Salahut nuk do t’i pëlqejë deklarata e bashkëlojtarit të tij, ai zgjodhi Hazardin para tij

Futbollisti i ri i Liverpoolit, Curtis Jones tërhoqi shumë vëmendjen me deklaratën e tij të fundit në një intervistë që i dha legjendës angleze Rio Ferdinand në TNT Sports.

Edhe pse ky 23-vjeçar ndan dhomën e zhveshjes me Mohamed Salah, lojtari më i mirë aktualisht në Angli dhe ndoshta në botë, ai tha se për të Eden Hazard është lojtar më i mirë se egjiptiani.

Më saktësisht, ai tha gjithashtu se më mirë do të paguante për të parë Hazardin, sesa egjiptianin që me lojëra të mrekullueshme këtë sezon po i çon Reds drejt titullit të kampionit të Anglisë.

“E di që kjo mund t’i shqetësojë tifozët tanë sepse krahasimi është gjithmonë aty, por Hazard është i vetmi. E di që ata e krahasojnë atë me Salah gjatë gjithë kohës. Hazard është dikush që e shikoja si fëmijë çdo ndeshje që luante dhe doja të isha si ai. Tani unë do të paguaja për ta parë atë”, shpjegoi fillimisht Jones dhe më pas u përpoq të “dal jashtë”.

 

“Si futbollist, a është ai më i mirë se Salah? Mendimi im është se ai është”, përfundoi mesfushori anglez.

Interesant është fakti se më pas ai ka publikuar një foto me Salah dhe në përshkrimin e postimit ka shkruar: “Më mirë do ta kisha këtë djalë në ekip”.

 

Tifozët e Liverpoolit u zemëruan shumë për shkak të deklaratës së Jones, i cili e kritikoi atë në rrjetet sociale.

Ndryshe, Jones ka tre gola dhe tre asistime në 18 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, dhe Liverpool po ecën drejt titullit kampion. /Telegrafi/

Exit mobile version