Telegrafi

Salah me zemër të madhe, dhuron mbi 500 mijë euro për ta ndihmuar një spital të fëmijëve në Egjipt

HUDDERSFIELD, ENGLAND - JANUARY 30: Mohamed Salah of Liverpool celebrates as he scores their third goal from the penalty spot during the Premier League match between Huddersfield Town and Liverpool at John Smith's Stadium on January 30, 2018 in Huddersfield, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mohamed Salah është njëri prej futbollistëve më të mirë aktualisht në Angli.

Egjiptiani po kalon nëpër një formë fantastike me skuadrën e tij Liverpoolin si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Por përveç që është një futbollist i mrekullueshëm, Salah ka treguar se është një njeri me zemër të madhe jashtë fushës.

25-vjeçari që njihet si një hero në vendlindjen e tij në Egjipt ka bërë një gjest tjetër të madh.

Ai kishte dëgjuar se një spital i fëmijëve me kancer në Kairo nuk kishte disa pajisje për shërimin e sëmundjes së kancerit.

Mohamed Salah duke festuar një nga golat (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Me të dëgjuar këtë, Salah ka vendosur të dhurojë 560 mijë euro për blerjen e pajisjeve të reja.

Ka qenë mjeku kryesor i spitalit të Kairos, Mostafa Zamzam që ka konfirmuar këtë lajm.

E për gjestin e bërë, Salah ka marrë lëvdata të mëdha në vendlindje por edhe nga të gjithë adhuruesit e futbollit.

Reprezentuesi egjiptian është ndër favoritët kryesor për ta marrë çmimin e lojtarit të vitit në Angli pas paraqitjeve brilante me ‘The Reds’.

Liverpool për transferimin e tij në Anfield i pagoi Romës 40 milionë euro. /Telegrafi/