Mohamed Salah është njëri prej futbollistëve më të mirë aktualisht në Angli.
Egjiptiani po kalon nëpër një formë fantastike me skuadrën e tij Liverpoolin si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Por përveç që është një futbollist i mrekullueshëm, Salah ka treguar se është një njeri me zemër të madhe jashtë fushës.
25-vjeçari që njihet si një hero në vendlindjen e tij në Egjipt ka bërë një gjest tjetër të madh.
Ai kishte dëgjuar se një spital i fëmijëve me kancer në Kairo nuk kishte disa pajisje për shërimin e sëmundjes së kancerit.
Me të dëgjuar këtë, Salah ka vendosur të dhurojë 560 mijë euro për blerjen e pajisjeve të reja.
Ka qenë mjeku kryesor i spitalit të Kairos, Mostafa Zamzam që ka konfirmuar këtë lajm.
E për gjestin e bërë, Salah ka marrë lëvdata të mëdha në vendlindje por edhe nga të gjithë adhuruesit e futbollit.
Reprezentuesi egjiptian është ndër favoritët kryesor për ta marrë çmimin e lojtarit të vitit në Angli pas paraqitjeve brilante me ‘The Reds’.
Liverpool për transferimin e tij në Anfield i pagoi Romës 40 milionë euro. /Telegrafi/