Site icon Telegrafi

Salah ylli i radhës që do ta lë Evropën për Arabinë, po përgatitët një super ofertë për të

Mohamed Salah mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga Liverpooli dhe karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Sulmuesi egjiptian ka shtatë vite që është pjesë e The Reds dhe aventura e tij në Anfield mund të përfundojë këtë verë.

Përkundër se ai ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2025, nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Salah jep dritën e gjelbër për transferim në Arabinë Saudite

Pas transferimit të Karim Benzemas, N’Golo Kantes e Fabinhos, Al Ittihad po mendon të afrojë edhe sulmuesin egjiptian në afatin kalimtar veror.

Sipas raportimeve të medieve angleze, klubi saudit tashmë synon transferimin e një tjetër ylli dhe ai është Mohamed Salah.

Lexo po ashtu “Nuk mund të mendoj për rekordet e tij, por për fitore” - Klopp flet për sjelljen e Salah pas zëvendësimit

Al-Ittihad raportohet se është duke punuar për këtë lëvizje dhe është i gatshëm për të paguar një shumë “stratosferike” që të sigurojë shërbimet e egjiptianit.

Raportimet e fundit thonë se klubi arab po përgatitë ofertën për Liverpoolin, derisa për Salah do të ishte gati një kontratë tre vjeçare me pagë prej rreth 150 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version