Site icon Telegrafi

Salah tregohet egoist, Mane shpërthen ndaj tij dhe trajnerit Klopp

Liverpooli ka marrë fitoren e katërt në po aq ndeshje në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi në udhëtim te Burnley me rezultat të lartë 0-3.

Por kjo fitore e The Reds ka mundur të jetë edhe më e lartë nëse Mohamed Salah nuk do të ishte treguar egoist dhe t’i pasonte topin Sadio Manes.

Egjiptiani e kishte krejtësisht të lirë Manen dhe nuk ia pasoi topin duke humbur një mundësi të artë për ta ngritur edhe më shumë epërsinë.

Menjëherë pas këtij aksione Mane ka lëshuar fushën i revoltuar me egoizmin e Slahut.

Sulmuesi senegalez ka shpërthyer me kritika ndaj trajnerit Jurgen Klopp, ndërsa u desh intervenimi i shokëve të tjerë të skuadrës për ta qetësuar atë.

Lexo po ashtu Mane shpërtheu ndaj Salahut, Klopp flet për situatën e dy sulmuesve të tij

Megjithatë ky reagim i Manes është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, të cilët kanë komentuar në rrjetet sociale se sulmuesi i tyre është këmbëngulës dhe dëshiron që Liverpool të fitojë sa më shumë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jwd8urYaeoc

Exit mobile version