Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se Francesco Totti kishte qenë idhulli i tij i fëmijërisë shumë kohë përpara se të bashkoheshin te Roma.
Të dy luajtën krah njëri-tjetrit për dy sezone në Stadio Olimpico përpara se Totti të tërhiqej dhe Salah të transferohej në Anfield.
I pyetur gjatë një interviste për BRSport, se cilët ishin idhujt e tij gjatë rritjes, Salah nuk hezitoi t’i përmend emrat.
“Zinedine Zidane, Ronaldo dhe Totti”, u përgjigj shkurtimisht Salah.
“Nuk mund ta them. Kur dëgjon njerëzit të flasin për Romën, gjithmonë dëgjon Tottin”.
“Pikat kryesore të tij në ligë… në mendjen time, ai ishte gjithmonë i mrekullueshëm. Kur luaja me të, mund të shihje. Ai ecte pak, por cilësia e tij ishte e jashtëzakonshme”, përfundoi egjiptiani.
#Salah: “#Totti uno dei miei idoli da bambino. Emozionante giocarci insieme, aveva una qualità incredibile” #ASRoma https://t.co/hRxbJjD0lU
— pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) June 4, 2022
Totti kaloi gjithë karrierën e tij 24-vjeçare te Roma, nga viti 1992 deri në 2017, ndërsa Salah ishte aty nga 2015 deri në 2017.
Së bashku, ata përfunduan në vendin e tretë dhe të dytë në Serie A, por nuk ishin në gjendje të ndalonin Juventusin. Salah bëri gjithsej 41 paraqitje për Giallorossët dhe shënoi 29 gola.
Që kur u transferua në Liverpool, ai e ka vendosur veten si një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror, duke fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/