Site icon Telegrafi

Salah shpreson për arritjen e marrëveshjes për kontratën e re me Liverpoolin

Ylli egjiptian, Mohamed Salah mbetet me shpresë për të gjetur një marrëveshje me Liverpoolin për një kontratë të re, pas ngërçit disa mujor.

Sipas Liverpool Echo, sulmuesi egjiptian është optimist se do të ketë një përparim në bisedimet e kontratës me pronarët e klubit Fenëay Sports Group.

Ylli i Reds Salah mendohet se është vendosur në veriperëndim të Anglisë dhe i lumtur që qëndron në një klub ku ka pasur shumë sukses – nëse i japin kushtet e reja dhe të përmirësuara që ai ndjen se i meriton.

Lexo po ashtu Mërzitet me 'lojën' e Liverpoolit për rinovimin e kontratës, Salah dëshiron të largohet dhe favorizon qëndrimin në Ligën Premier

Bisedimet për kontratën midis përfaqësuesve të Salah dhe Liverpoolin nuk kanë ndodhur personalisht që nga dhjetori pasi klubi mori një politikë uniforme për të ndërprerë të gjitha bisedimet për vazhdimin e kontratave për t’u fokusuar në sezon.

Por, tani sezoni ka mbaruar, negociatat mund të fillojnë përsëri për të gjithë yjet, e ardhmja e të cilëve është e pasigurt.

Lexo po ashtu Haaland dhe Salah si partner sulmi? Man City është gati të provojë me një ofertë për yllin e pakënaqur të Liverpoolit

Kjo listë përfshin lojtarin tyre, Salah, sulmuesit e tjerë Sadio Mane dhe Roberto Firmino, si dhe mesfushorin Naby Keita.

Salah ditëve të fundit është lidhur me një largim tek ndonjëri nga rivalët e Reds në Ligën Premier, ku Manchester City ka qenë më i përfoluri. /Telegrafi/

Exit mobile version