Site icon Telegrafi

Salah shënon gola, Roma fillon të buzëqesh

Salah duke falënderuar zotin pas debutimit me gol

Me 17 gola në 21 ndeshje me fanellën e Liverpoolit, egjiptiani Mohamed Salah, është befasia më e madhe e Ligës Premier, por kjo gjë po i shkon më shumë përshtati Romës, që ka filluar t’i llogarisë milionat. 

Roma kishte ndërrua trajner në verë, ndërsa largimi i Salah ka qenë i domosdoshëm, shkaku i Fair-Play Financiar.

Roma përfitoi 42 milionë euro, ndërsa tetë milionë të tjera ishin në formë të bonuseve.

Kjo festë ka qenë e zakonshme këtë sezon

E pikërisht Roma mund t’i marr shumë shpejtë bonuset, pasi ato janë të lidhura me gola dhe paraqitje.

Deri më tani lojtari ka shënuar 17 gola në 21 ndeshje.

Lexo po ashtu Salah me statistika më të mira se Torresi dhe Suarezi – vetëm një legjendë qëndron më mirë se egjiptiani

Madje ai është shpallur edhe lojtari më i mirë i Ligës Premier për muajin gusht.

Nëse lojtari arrin mbi 20 gola, atëherë do të fillojë edhe pagesa për bonuset dhe kjo me këtë ritëm të egjiptianit do të ndodh medoemos./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HFlJaRdcoI4

Exit mobile version