Mohamed Salah e kualifikoi Egjiptin në 1/8 e finales së Kupës së Botës në Afrikë, pas një goli të shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra.
Ylli i Liverpoolit shënoi golin e bukur në minutën e 36-të në Cairo International Stadium në përballje ndaj Ugandës.
Sulmuesi 27-vjeçar që ishte në superformë edhe te The Reds në sezonin e kaluar, shënoi golin e parë për egjiptianët në portën e Denis Onyango.
What a free kick from Mohamed Salah! 🇪🇬👑 https://t.co/Cl3OIREquC
— Samuel (@SamueILFC) June 30, 2019
Kombëtarja e Egjiptit shënojë në pushimin e pjesë së parë me golin e dytë të shënuar nga anëtari i Aston Villës, Ahmed Elmohamady.
Skuadra që udhëhiqet nga Javier Aguire tani ka arritur të kalojë në 1/8 e finales si lider i Grupit A me nëntë pikë të arkëtuara.
Faraonët e fituan përballjen e parë 1-0 ndaj Zimbabvesë, të ndjekur nga fitoja 2-0 ndaj Kongos dhe fitoja po ashtu 2-0 ndaj Ugandës. /Telegrafi/