Jurgen Klopp beson se liderët e Ligës Premier dhe profili i lartë i klubit ndikon që Mohamed Salah të kritikohet për simulimet.
Salah ka fituar disa goditje dënimi këtë sezon për të cilat është kritikuar në masë të madhe nga adhuruesit e futbollit.
Sulmuesi po cilësohet si një “simulues”, por është trajneri Jurgen Klopp ai që i ka dalë në mbrojtje lojtarit.
“Crystal Palace ishte situata e parë ku ai u rrëzua pa penalti dhe ju flisni për situata tjera”.
“Situatat tjera nuk janë për t’u diskutuar, është penalti, e kryer”.
— Mohamed Salah (@MoSalah) January 28, 2019
“Ka situata tjera, shumë më të qarta, e ne nuk flasim sepse nuk është ndonjë klub i madh, por është lojtar i klubit më të dobët”.
“Të gjitha penaltitë ndaj tij ishin penalti, por njerëzit i shikojnë si duan gjërat. Ne nuk kemi nevojë për gjak që të caktojmë një faul në futboll. Kjo është e gjitha që dua të them”, deklaroi Klopp.
Liverpooli e pret Leicesterin sonte mbrëma (e enjte) në Anfield. /Telegrafi/