Liverpooli ka reaguar në lidhje me acarimin e Sadio Manes ndaj Mohamed Salahut në fitoren ndaj Burnleyt të shtunën e kësaj jave.
Klui anglez ka bërë të ditur se kjo gjë është e harruar mes të dy lojtarëve dhe se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tyre.
Jordan Henderson pas ndeshjes ka zbuluar se të gjithë ishin në disponim në dhomat e zhveshjes dhe senengalezi me egjiptianin u përqafuan mes vete për fitoren 3-0.
Salah ka reaguar pas acarimit të Manes gjatë largimit nga fusha, duke e rishpërndarë videon e Liverpoolit në ‘Instastory’ dhe duke lënë mbishkrimin: “Prisni pamjen e fytyrës së Roberto Firminos”.
Egjiptiani duket se tashmë nuk i ka raportet e mira me senegalezin, e që braziliani ishte futur në mes të tyre dhe buzëqeshte për ta qetësuar situatën mes dyshes të The Reds. /Telegrafi/