Telegrafi

Salah nuk lëviz nga kërkesat e tij për pagë astronomike te Liverpooli

Ylli egjiptian, Mohamed Salah ia ka bërë të qartë drejtuesve të Liverpoolit kushtet që ai kërkon për rinovimin e kontratës me klubin.

Drejtuesit e klubit nga Anfield janë të interesuar ta blindojnë yllin e tyre egjiptian me kontratë të re afatgjate.

Megjithatë, Salah, i cili gjithashtu dëshiron të vazhdoj me Reds, ka kërkesa të mëdha për pagën në kontratë.

Lexo po ashtu Paga e ‘çmendur’ që kërkohet nga Salah, ka ngecur bisedimet për kontratë te Liverpooli

Sipas The Mirror, Salah po refuzon të lëvizë nga besimi i tij se ai meriton pagë prej 400 mijë funte (480 mijë euro) në javë apo 25 milionë euro në vit te Liverpooli.

Kjo kërkesë do t’i kushtojë Liverpoolit mbi 80 milionë funte për t’i paguar Salahut atë që ai dëshiron për një marrëveshje të re katërvjeçare.

Nëse kërkesa e Salah pranohet kjo do të shkatërronte strukturën strikte të pagave të klubit nën pronarët amerikanë të FSG.

Lexo po ashtu Carragher: Salah meriton të paguhet si çdo lojtar i klasit botëror

Ndryshe, Salah ka kontratë të vlefshme edhe për një vit e gjysmë me Reds dhe momentalisht paguhet 200 mijë funte (240 mijë) euro apo rreth 12.5 milionë euro në vit, duke qenë vetëm lojtar i 20-të më i paguari në Ligën Premier.

Nëse Liverpooli vendos t’i pranojë kushtet e sulmuesit egjiptian atëherë Salah do të bëhet lojtar i dytë më i paguar në kampionat, me vetëm Cristiano Ronaldon para tij. /Telegrafi/