Mohamed Salah nuk e ka marr ende kontratën që po e kërkon te Liveproooli ndërsa fjalët janë shtuar për një largim të tij të mundshëm nëse ato nuk plotësohen.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano shkruan se Salah dhe menaxheri i tij nuk e kanë ndërmend ta pranojnë ofertën e ofruar nga Liverpooli dhe se bisedimet janë ngrirë që nga muaji dhjetor.
Sipas tij Salah e ka prioritet qëndrimin, por kjo më shumë barët varet nga lëvizja e Liverpoolit.
Excl: Salah and his agent have no intention to accept current new contract bid from Liverpool. Talks have broken down since December, as things stand 🚨🇪🇬 #LFC
Mo’s priority is to stay – but not at current conditions. Let’s see Liverpool next move.
More: https://t.co/QGTdcXpa79 pic.twitter.com/2cAY6KmmkV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 11, 2022
Para ndeshjes Brighton – Liverpool, trajneri Jurgen Klopp iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kontratën e re të Mohamed Salah.
Klopp tha se vendimi varet nga Salah dhe se klubi bëri gjithçka që mundej për ta mbajtur atë.
“Mo pret që ky klub të jetë ambicioz. Ne kemi qenë në vitet e fundit dhe jemi edhe tani. Nuk mund të bëjmë më shumë, kjo është e drejtë. Por nuk mendoj se ky është qëllimi. Është kryesisht vendimi i Mo. Klubi bëri atë që duhej. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për këtë. Asgjë më tej nuk ka ndodhur, nuk ka asnjë nënshkrim, asnjë refuzim apo asgjë”, ka thënë Klopp.
https://twitter.com/AnfieldWatch/status/1502266072585711617
Menjëherë pas këtyre komenteve të trajnerit, ka reaguar agjenti i lojtarit, Ramy Abbas Issa, i cili postoi në Tëitter shtatë ‘emojis’ me buzëqeshje, të cilat duhet të jenë një mesazh i qartë për Klopp.
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
— Ramy Abbas Issa (@RamyCol) March 11, 2022
Gjithsesi, kjo situatë ka shqetësuar tifozët e Liverpool dhe duket se negociatat nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar dhe se pyetja është nëse egjiptiani do të vazhdojë kontratën që skadon në vitin 2023.
Sipas Mirror, Salah, për të nënshkruar një kontratë të re, dëshiron që paga e tij të rritet nga 11 në 28 milionë euro në vit.
Salah erdhi në Liverpool në vitin 2017 nga Roma /Telegrafi/