Telegrafi

Salah niset drejt Valencias për t’u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në finale të LK-së

Mohamed Salah në finalen mes Reait dhe Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Tifozëve të Liverpoolit i dhemb emocionalisht lëndimi i Mohamed Salah gati aq sa humbja në finale të Ligës së Kampionëve.

Por, dëshira e tyre e vetme është që sulmuesi të luajë në Kampionatin Botëror me Përfaqësuesen e Egjiptit në Kampionatin Botëror që do bahet në Rusi 2018.

Deri më tani në media është raportuar se Salah do luajë, por vetëm se do të mungojë në ndeshjen e parë.

Lexo po ashtu Ndërhyrja e Ramosit në Salahun nuk ishte rastësi, të njëjtën gjë ia kishte bërë edhe Alvesit në finalen e 2017

Ylli i Liverpoolit sot (e martë) ka udhëtuar drejt Spanjës, më saktë në qytetin e Valencias për t’u shëruar nga lëndimi në shpatull.

E përditshmja spanjoll, LaSexta, ka publikuar disa fotografi ku shikohet Salah në aeroplan përgjatë udhëtimit në qytetin spanjoll.

Salah duke pozuar me Këpucën e Artë të Ligës Premier – Getty Images

Salah është lënduar gjatë një dueli me Sergio Ramos në finale.

Pas kësaj mbrojtësi spanjoll është kritikuar shumë, posaçërisht në rrjete sociale nga Reds. /Telegrafi/