Telegrafi

Salah mesazh për fansat: Jam i lumtur në Liverpool, nuk dua të pensionohem me kombëtaren

Salah (Getty Images)

Mohamed Salah ka siguruar tifozët e Liverpoolit dhe aktualisht është i lumtur me periudhën që po kalon në këtë klub.

Sulmuesi i Egjiptit këmbëngul se është vendosur të qëndrojë një kohë të gjatë te The Reds dhe gjithashtu nuk e ka në plan të pensionohet nga kombëtarja.

“Jam i lumtur në Liverpool. Jam i lumtur me jetën në këtë qytet, i dua tifozët dhe ata më duan. Jam i lumtur në klub”, pohoi fillimisht ish-sulmuesi i Romës.

“E dua vendlindjen me gjithë zemrën time. Është gjithmonë në mendjen time. Dua të jem shembull për fëmijët, të jem si një ëndërr për fëmijët që një ditë të jenë si unë”.

“Unë dua të jem ai person, kështu që të tërhiqem nga kombëtarja duhet të jetë diçka e madhe për mua”, tha ndër të tjerash futbollisti për rrjetin televiziv amerikan, CNN.

Ndryshe, Salah deri më tani ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin gjersa me Baselin është shpallur dy herë kampion i Zvicrës. /Telegrafi/