Telegrafi

Salah: Man Utd e bëri të lehtë fitoren e Liverpoolit

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah ka folur pas fitores së mbrëmshme të Liverpoolit me rezultat të thellë 4-0 ndaj rivalëve të Manchester Unitedit.

Ylli i Reds ka thënë se mesfusha e Unitedit e bëri “të lehtë” për Liverpoolin në fitoren e tyre ndaj rivalëve të tyre të hidhur në Anfield të martën mbrëma.

Liverpooli hapi rezultatin vetëm në minutën e pestë kundër Djajve të Kuq, me Salah që asistoi Luiz Dias për të shënuar golin e parë.

Lexo po ashtu Duartrokitja e tifozëve për Ronaldon, pjesa e parë dhe mesazhi për tifozët e United - Klopp i përmbledh të gjitha

Më pas, egjiptiani shënoi golin e parë të tij për 2-0 para se të shenojë për rezultatin përfundimtar 4-0, pasi Sadio Mane shënoi të tretin.

Duke vlerësuar ndeshjen, Salah pranoi se United i bëri gjërat të lehta për skuadrën e Jurgen Klopp.

“Në mesfushë, ata na e bënë jetën më të lehtë”, ka thënë fillimisht Salah pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Rangnick pas humbjes turpëruese: Liverpooli është gjashtë vjet përpara nesh

“Ne ruajtëm portën e paprekur. Pasi shënojmë golin e parë, duam të dytin dhe të tretin. Ishte një paraqitje e mirë nga ne dhe shpresojmë se do të vazhdojmë”.

“Unë shënoj shumë gola për këtë klub. Ndonjëherë keni fat të keq. Gjëja më e rëndësishme është fitorja e ekipit. Ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja dhe pjesa tjetër nuk është në duart tona”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/