Mohamed Salah është kthyer te Liverpooli për trajtimin e një tendosje të muskujve të pësuar në fitoren e Egjiptit ndaj Swazilandit (Eswatinit) të premten.
Egjipti ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Sëaizlandit dhe edhe një herë lojtari kyç i tyre ishte Salah.
Salah shënoi direkt nga një goditje e këndit në kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës duke bërë një gol të rrallë.
Megjithatë, ylli egjiptian u detyrua të largohej nga fusha pasi iu shfaq një dëmtim i kofshës.
Duke folur drejtpërsëdrejti pas ndeshjes, ndihmës- trajneri Hany Ramzy ka thënë se lëndimi i tij nuk duket të jetë serioz.
“Diagnoza primare e konfirmon se është vetëm një tendosje dhe asnjë këputje e muskujve nuk është e dukshme”, ka thënë Ramzy për Sports.
Egjipti tani ka konfirmuar se Salah do të kthehet në Liverpool dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e kthimit të së martës me Swazilandin.
Me ekipin anglez, Salah do të bëjë edhe disa kontrolle mjekësore për të parë saktë dëmtimin e yllit të tyre. /Telegrafi/