Site icon Telegrafi

Salah ka akord me Liverpoolin, Roma po diskuton çmimin  

Anësori i Romës, Mohamed Salah, ka rënë dakord me Liverpulin.

Reprezentuesi i Egjiptit ka mbajtur dy raunde bisedimesh me zyrtarët e Liverpoolit gjatë javës së kaluar.

Lexo po ashtu Klopp ka përpiluar listën e transferimeve me shtatë futbollistët që i dëshiron  

Sipas Gazzetta dello Sport, gjiganti anglez ka paraqitur një ofertë të re te Roma për Salahn në 24 orët e fundit.

Reds kanë ofruar plot 32 milionë euro plus bonuse në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve të lojtarit.

Ndërsa, Roma po kërkojnë 40 milionë euro para për egjiptianin, ndonëse ndërmjetësit e Liverpool besojnë se mund të bisedohen për këtë shifër. /Telegrafi/

Exit mobile version