Telegrafi

“Salah foli shumë para lojës, në fund këngëtarja pati paraqitje më të mirë” – Carvajal nuk kursen egjiptianin

Mohamed Salah kishte thënë pas eliminimit të Villarealit se dëshironte që në finalen e Ligës së Kampionëve të kishte përball Real Madridin.

Dhe sikur Zoti t’i dëgjonte dëshirat e tija, ashtu edhe u bë. Los Blancos eliminuan Manchester Cityn për të siguruar biletën për në Paris.

Por, të shtunën mbrëma, Real Madridi ndonëse nuk bëri ndonjë paraqitje brilante, ia doli që të mposhte Liverpoolit me golin e vetëm të realizuar prej Vinicius Junior.

Lexo po ashtu “Mos fol më para finales, hesht ose fitoje”, legjenda franceze thumbon Salahun

Pas ndeshjes, Dani Carvajal ka thumbuar Salahun, duke i thënë se edhe Camila Cabello pati paraqitje më të mirë se ai.

“Salah foli shumë para lojës, në fund këngëtarja pati paraqitje më të mirë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Egjiptiani që në Ligën Premier fitoi Këpucën e Artë dhe golin e sezonit, pas përfundimit të finales ishte natyrisht i zhgënjyer dhe se nuk ia doli të hakmerrej për disfatën e pësuar në vitin 2018, aty ku kishte pësuar lëndim nga Sergio Ramos. /Telegrafi/