Egjiptiani i Liverpulit, Mohamed Salah, figuron si favorit para senegalezit Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang, për trofeun Topi i Artë Afrikan 2017.
Mbrëmja mbahet të enjten në mbrëmje në Accra të Ganës.
Me kombëtaren egjiptian, sulmuesi 25-vjear ka shkuar deri në finalen e Kupës së Afrikës në shkurtin e kaluar, ku janë mundur nga Kameruni 2-1.
Ai ka dhënë kontributin e tij në kualifikimin e Egjiptit për në Botërorin 2018.
Kjo pjesëmarrje vjen pas vitit 1990, kur kishte marrë pjesë Egjipti herën e fundit.
Salah ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me Romën dhe Liverpoolin në vitin 2017.
Kundërshtarët e tij më të mëdhenj janë Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang, që po ashtu kanë pasur një sezon të mirë. /Telegrafi/