Site icon Telegrafi

Salah: Dua të shënoj qindra gola te Liverpooli

Mohamed Salah (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mohamed Salah ka thënë se dëshiron të arrijë sa më shpejt golin e tij të 100-të me Liverpoolin.

Egjiptiani kohëve të fundit u bë lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola për klubin anglez.

Kjo pasi pati një sezon të pabesueshëm vitin e kaluar duke arritur 44 gola në 52 paraqitje, ndërsa deri më tani ka arritur në shifrën e 52 golave në 69 ndeshje.

Lexo po ashtu Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 - mbretëron Messi, Ronaldo e ndjek nga pas

Me arritjen e mbi 50 golave, tani Salah synon të arrijë plot 100 sa më shpejt dhe këtë e ka thënë gjatë një interviste për mediat angleze.

Mohamed Salah (Getty Images)

“Të jem lojtari më i shpejtë që arrin të shënojë pesëdhjetë gola për klubin është diçka e madhe”, ka thënë fillimisht Salah për BBC Sport.

“Jam i lumtur për këtë dhe kam nevojë për të vazhduar për të shënuar më shumë gola – jam duke pritur për të shënuar qindra gola!”

Lexo po ashtu Mohamed Salah, 50 gola në 65 ndeshje me Liverpoolin – Pas ndeshjes takon një fanse dhe merr dhuratë nga ajo

“Çdo gol në Anfield, më bën të ndihem mirë gjithmonë”.

“Sidomos goli kundër Tottenhamit, ashtu siç ishte në dy apo tre minutat e fundit, ju përdorni fuqinë tuaj, forcën tuaj, aftësitë tuaja. Ishte një gol i madh për mua dhe një moment i mrekullueshëm”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/

Exit mobile version