Site icon Telegrafi

Salah dhe Alexander-Arnold ‘harruan se ishin në Anfield’ para ndeshjes ndaj Crystal Palace, bëhet viral momenti i tyre gazmor

Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah harruan plotësisht se ishin në Anfield para 52 mijë tifozëve përpara ndeshjes së Liverpoolit me Crystal Palace.

Reds barazuan 1-1 të hënën në mbrëmje dhe kjo i çon ata tek dy pikë nga dy ndeshje, pas një trileri 2-2 kundër Fulhamit në ndeshjen e javës hapëse.

Kartoni i kuq i Darwin Nunez për goditjen me kokë të mbrojtësit Joachim Andersen, ishte padyshim momenti që ‘vodhi shfaqjen’.

Lexo po ashtu Darwin Nunez kërkon falje për 'qëndrimin e shëmtuar' që çoi në incident me goditje me kokë ndaj kundërshtarit

Megjithatë, një video zbavitëse që përfshin Alexander-Arnold dhe Salah para fillimit është shfaqur në internet dhe gjithashtu duke tejet interesante.

Tradicionalisht, skuadra vendase shtrëngojnë duart me gjyqtarët e ndeshjes dhe ekipin vizitues teksa himni i Ligës Premier luhet në sfond.

Ne rrallë e shohim këtë moment në TV pasi ky moment mbulohet me zbulimin e formacioneve të ekipeve para ndeshjes.

Alexander-Arnold dhe Salah ishin dy lojtarët e fundit për Liverpoolin dhe i pari nuk po i kushtonte vëmendje Nunezit, i cili ishte pranë tij dhe u nis për përshëndetje.

23-vjeçari anglez qëndroi në vend, duke parë nga tribuna. Salah hedh një vështrim në të djathtën e tij dhe vëren se pjesa tjetër e skuadrës kishte ecur.

Ai i jep Alexander-Arnold një shtytje të vogël dhe menjëherë nisen, duke kujtuar se janë aty gati të luajnë një lojë futbolli.

Tifozë të ndryshëm kanë reaguar ndaj incidentit dhe mendojnë se dyshja kanë humbur tërësisht ‘udhën’. /Telegrafi/

https://twitter.com/FunnyFTMoments/status/1559631950989692930

 

Exit mobile version