Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah dëshiron të luajë me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Reds rezervuan vendin e tyre në finale pasi një fitore 3-2 me rikthim ndaj Villarreal të martën mbrëma dhe do të përballen me Real Madridin ose Manchester City në finale, me anglezët që kanë avantazh 4-3 nga ndeshja e parë.
Dhe Salah shpreson që Real Madridi i të kalojë në finale në mënyrë që Liverpooli të hakmerret për humbjen e tyre ndaj Los Blancos në finalen e vitit 2018.
“Është fantastike të jesh në finale. Hera e tretë në pesë vjet është e pabesueshme. Të gjithë janë të lumtur brenda. Jam i sigurt se do të festojnë, do të pinë pak. Por, ne kemi një lojë kundër Spurs, kështu që duhet të fokusohemi edhe në këtë. Nesër është një ditë e re dhe ne shikojmë andej”, ka thënë fillimisht Salah.
“Ishte e vështirë në pjesën e parë, por trajneri foli me ne, pasi shkuan në zhveshtore. Ka karakter dhe personalitet në dhomën e zhveshjes. Ne jemi një skuadër e madhe në një nivel të lartë, prandaj mund të kundërpërgjigjemi edhe pasi humbjes 2-0 në pjesën e parë”.
Assists in both #UCL semi-final legs. That’s now 1️⃣5️⃣ for the season to go with his 3️⃣0️⃣ goals.
🇪🇬👑 pic.twitter.com/N3UaCcEbxS
— Liverpool FC (@LFC) May 3, 2022
“Ne luftojmë për gjithçka. Ne fituam një trofe, tani jemi në një tjetër finale, vazhdojmë të luftojmë në Ligën Premier. Unë fokusohem, stërvitem fort dhe përpiqem të rikuperohem. E di se çfarë dua dhe shpresoj se mund ta arrij atë”.
“Gjithmonë para sezonit e di se çfarë dua individualisht dhe kolektivisht. Jam nën atë që dua (30 gola dhe 15 asistime). Këtë nuk e kam thënë kurrë më parë, por para se të fillojë sezoni them që dua të shkoj për 40 gola dhe ndoshta 15 asistime. Kam arritur asistimet ndaj duhet të fokusohem te golat tani!”.
“Katër trofetë janë objektivi tani. Ndoshta jo në fillim të sezonit. Jam gjithmonë i sinqertë dhe fokusohem në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier. Por tani, pse jo? Pasi mundëm Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup, mendova se ne do të fitojmë Ligën e Kampionëve këtë vit”.
“Dua të luaj me Real Madridin në finale. City është një ekip vërtet i vështirë”, përfundoi ylli egjiptian i Liverpoolit. /Telegrafi/