Telegrafi

Salah-Coutinho kombinim perfekt, realizojnë dy gola kundër Leicesterit (Video)

Liverpool po shkëlqen në fazën përgatitore me ndeshjet miqësore.

Mohamed Salah dhe Coutinho duket se këtë vit do të jenë dyshja frikëse për kundërshtarët e Ligës Premier.

Pas një kombinimi fantastik mes kësaj dysheje, Salah realizoi gol me kokë kundër Leicester Cityt në minutën e njëzet.

Radha ishte e brazilianit Coutinho të shënoi gol dhe këtë ia arriti një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Theksojmë se takimi është i vlefshëm për turneun “Premier League Asia Trophy”. /Telegrafi/