Telegrafi

Salah bën shaka me Milner: A i ke planifikuar pushimet?

Mohamed Salah ka bërë shaka me James Milner nëse ka planifikuar pushime pas fitores dramatike të Liverpoolit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e Jurgen Klopp ishin pothuajse të eliminuar, pasi ndeshjen e parë në Camp Nou e kishin humbur 3-0, gjersa mbrëmë në Anfield bënë rikthim sensacionale prej 4-0.

Salah mungoi në ndeshjen e dytë për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Newcastle në fundjavën e kaluar në Ligën e Premier, por që ishte i pranishëm në stadium.

Egjiptiani zbriti në fushë pas ndeshjes që të festonte së bashku me bashkëlojtarët, duke bërë shaka edhe me Milner.

Lexo po ashtu Origi komenton golin e katërt ndaj Barcelonës: Lojtarët ishin të lodhur

“A ke planifikuar që të shkosh në pushime?”, i ka thënë Salah, mesfushorit të Liverpoolit.

Duket se dyshja e skuadrës angleze duhet të shtyjnë pak pushimet pasi do të shkojnë në Madrid për finale pas këtij triumfi të madh në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/