Site icon Telegrafi

Salah bën kthesën për kontratën e re dhe ‘vendimin e karrierës’ me Liverpoolin

Mohamed Salah thuhet se tani po anon drejt nënshkrimit të një kontrate të re me Liverpoolin, disa ditë pasi u përfol për një largim të sigurt nga Anfield.

Sipas mediumit The Mirror, Salah tani është afër marrëveshjes për një kontratë të re e cila do ta mbajë atë në Liverpool deri në fund të karrierës së tij.

Një ndryshim i mendjes nga 29-vjeçari egjiptian ka rritur shpresat në Anfield për t’i dhënë fund sagës së zgjatur rreth marrëveshjes së tij të re, e cila do t’i japë një shtysë të madhe trajnerit të Reds, Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu “Do të dështosh nëse largohesh nga Liverpooli”, Salah paralajmërohet nga Owen

Pasi Salah refuzoi kushtet e reja, të cilat do ta kishin parë atë të fitonte 400 mijë funte në javë, pronarët e Reds kishin frikë nga më e keqja dhe se ai do të lejonte që kontrata e tij aktuale t’i mbaronte duke e bërë atë lojtar të lirë në verën e 2023.

Kjo do ta kishte bërë atë gjithashtu të pambrojtur ndaj ofertave nga klube tjera të interesuara këtë verë si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Por tani Salah, i cili vlerëson dashurinë për të në Anfield, e cila u shfaq sërish këtë javë në Liverpool duke e ngushëlluar për humbjen e Egjiptit në finalen e “Play-off”-it të Kupës së Botës, është i përgatitur të bëjë kompromis me kërkesat e tij.

Lexo po ashtu Salah, Haaland, Barella, Osmihen dhe shumë të tjerë: Kush janë yjet më të vlefshëm që mungojnë në Kupën e Botës?

Sulmuesi egjiptian thuhet se nuk do të kërkoj më të barazohet me yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, paga e të cilit peshon 500 mijë funte në javë.

Kjo mund të përfshijë 12 muaj shtesë në tre vitet që janë diskutuar, të cilat do ta shihnin atë në mënyrë efektive të luajë vitet më të mira të mbetura të karrierës së tij me klubin të cilit iu bashkua pothuajse pesë vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version