Një garë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Atletja nga Bahamasi, Shaunae Miller, është zhytur në kuptimin e parë të fjalës, për të fituar medaljen e artë.
Po të shohësh pozicionin e këmbëve të dy atleteve të para, dallon diferencën e një hapi dhe meqë një zgjatje e thjeshtë nuk do mjaftonte, ndërsa një hap do e zhvendoste menjëherë në vend të dytë, me kohën që do i merrte, vrapuesja nga Bahamasi ka gjetur zgjidhjen ideale, një hedhje me kokë drejt fundit.
Kronometri për të është ndalur në 49.44 sekonda, duke fituar medaljen e artë.
Pas saj është renditur atletja amerikane Allyson Felix, me 49.51 sekonda dhe Shericka Jackson nga Xhamajka me 49.85 sekonda, medalje e bronztë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=Ah-99fSispQ