Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho nuk është duke kaluar momentet më të mira në karrierë.
Pas suspendimit për doping, Sakho është kthyer por nuk po gjen hapësira nën urdhrat e Jurgen Klopp.
Francezi është i gatshëm të largohet nga ‘Anfield’ gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e tij e re mund të jetë ajo londineze West Ham United që ka shfaqur interesim për të.
‘Daily Mail’, shkruan se West Ham janë gati të shpenzojnë 10 funte për mbrojtësin e fuqishëm.
Gjithashtu në garë për ish-anëtarin e PSG-së është edhe ekipi francez Olympique Marseille. /Telegrafi/