Telegrafi

Saka me tjetër sukses në Ligën e Kampionëve – vetëm dy lojtarë e kanë këtë arritje

Bukayo Saka i Arsenalit arriti një moment historik në Ligën e Kampionëve, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në kompeticion.

Përfshirja e anglezit në nëntë gola të Ligës së Kampionëve që nga fillimi i sezonit të kaluar e vendos atë të tretin mes të gjithë lojtarëve.

Vetëm Harry Kane (16) dhe Vinicius Junior (10) janë përfshirë në më shumë gola gjatë kësaj periudhe.

Kontributi i fundit i Sakës erdhi në përballjen e Arsenalit me Paris Saint-Germain.

Kai Havertz realizoi në minutën e 20-të për 1-0, duke kaluar Gunners në epërsi.

Në minutën e 35-të, Bukayo Saka realizoi super gol nga gjuajtja e lirë, për ta dyfishuar epërsinë e Arsenalit. /Telegrafi/