Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa me rezultat minimal 0-1.
Ka qenë goli i talentit anglez Bukayo Saka që ka vendosur këtë sfidë të rëndësishme për Topçinjtë që po vazhdojnë luftën për top katërsh.
Megjithatë talenti anglez ka ankesa sa i përket ndërhyrjeve të palejushme që po bëhen në dëm të tij.
Ai në duel me Aston Villën u zëvendësua pas goditjeve të shumta qëmori në këtë sfidë, derisa pas saj ka thënë se ka nevojë për më shumë mbrojtje nga gjyqtarët e ndeshjeve.
“Nuk po i ankohesha arbitrit të ndeshjes, por ia bëra të qartë se stili im i lojës është të kem duele individuale dhe unë gjithnjë tentoj të dribloj kundërshtarin për të fituar epërsi numerike”.
“Kam nevojë për pak më shumë mbrojtje ndaj ndërhyrjeve të kundërshtarëve, në këtë moment kyçi i këmbës është me gjak, por në ndeshjen e radhës unë do të luaj njësoj”, tha Saka.
Krejt në fund ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë mënyrën e lojës, por që goditjet e rënda duhet të ndëshkohen nga gjyqtarët.
“Nuk kam ndërmend ta ndryshoj mënyrën time të lojës, por goditjet e rënda duhen ndëshkuar”, u shpreh Saka.
20-vjeçari këtë edicion ka qenë lojtari kryesor i Arsenalit, ku në33 ndeshje ka shënuar 10 gola e ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/