Telegrafi

Saka e mposht De Gean me një super gol për t’i dhënë epërsinë Arsenalit

Arsenali ia ka dalë t’i përmbysë shifrat në derbin ndaj Manchester United që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Derisa pjesa e parë përfundoi 1-1, e dyta ka filluar edhe më furishëm.

Ishte minuta e 53-të e takimit, kur Arsenali realizoi për 2-1.

Me një super gol nga distanca, Bukayo Saka ia doli ta mposht David de Gean, përkundër zgjatjes së këtij të fundit, me Tomiyasun që ishte asistuesi. /Telegrafi/