Telegrafi

Saimir Tahiri përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së

Saimir Tahiri nuk do të jetë deputet i Partisë Socialiste deri në përfundim të hetimeve për të. Këtë e ka thënë kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të Partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, tha Edi Rama.

Rama përjashton Tahirin nga grupi i PS dhe heq përgjegjësitë nga mburoja politike, kur e gjithë historia ka ndodhur në një kohë që SAIMIR TAHIRI ishte koordinator i PS, ministër i brendshëm dhe funksionar i rëndësishëm në këtë parti.

Vetë Rama deklaroi se nuk e pranon pafajësinë e Tahirit, por nga ana tjetër tha se ka komunikuar me ish ministrin e brendshëm më shpesh sesa me djalin e tij. Lehtësisht shtrohet pyetja: a është kjo një lojë e kryeministrit për ta larguar Tahirin shkallë-shkallë nga Partia. /Telegrafi/