Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti, ishte në një lidhe të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Zona Gol’ në Supersport, ku komentoi situatën aktuale të skuadrës dhe pritshmëritë për të ardhmen.
“Mendoj se kemi bërë një fushatë eliminatore shumë të mirë, përtej pritshmërive tona”.
“Vërtet na kanë munguar rezultatet, por loja e skuadrës ka qenë e admirueshme. Ne kemi stimuluar lojën sulmuese të skuadrës, por kemi shumë mangësi në mbrojtje”, ka thënë ai, citon TCH.
Sahiti komentoi edhe çështjen e trajnerit të ardhshëm, duke thënë se është kompetencë e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, por sugjeroi një emër të huaj për postin e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës.
“Sa i përket trajnerit, ajo është zgjedhje e presidentit, i cili besoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur”.
“Unë mendoj se është e nevojshme për një trajner të huaj, ashtu siç po bën edhe Shqipëria, pasi vërtet kemi nevojë për një trajner të huaj”.
“E përjashtoj veten nga drejtimi i skuadrës, por do vazhdoj të jem pjesë e stafit teknik. Mendoj se një trajner i huaj bën mirë, ndërsa kontributi im do të jetë në stafin teknik”, është shprehur Sahiti.