Telegrafi

Sahiti flet si rektor: Nuk do të lejoj të ketë ndikime politike në UP

Rektori i sapo zgjedhur i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastruktures në UP do të jetë prioritet i tij në mandatin katërvjeçar.

Sahiti, në paraqitjen e parë si rektor para gazetarëve, u zotua se nuk do të lejojë që të ketë ndikime politike në UP.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës zgjodhi Naser Sahitin si rektor të UP-së në një mandat katërvjeçar.

Kryetari i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra tha se i tërë procesi ka qenë transparentë dhe se kandidati Sahiti ka marrë shtatë vota./KP/