Telegrafi

Sahin në Serie A

Skuadra italiane Inter është e gatshme të blejë një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori argjentinas, Ever Banega pritet të largohet në drejtim të Kinës, ndërsa Inter ka gjetur tanimë zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave italiane, Nuri Sahin është mesfushori që do t’i bashkohet Interit.

Sahin nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion te Dortmundi dhe kërkon të largohet në një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

Inter është e gatshme të ofrojë 6,5 milionë euro për transferimin e ish-reprezentuesit turk.

Ish-anëtari i Real Madrid dhe Liverpool, po kërkohet edhe nga skuadra turke Galatasaray. /Telegrafi/