Site icon Telegrafi

Sahatqija: SHBA përkrah krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, thotë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka përcjellë mesazhet e para të fuqishme se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Sipas saj, mesazhi i dytë nga SHBA-ja është se e përkrah dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës.

Sahatqija në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka theksuar se çfarëdo ndryshimi i brendshëm që të jetë në SHBA, politika e jashtme karshi Kosovës nuk ka ndryshuar.

Ajo ka thënë se zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe dhe vazhdimi i dialogut u japin fuqi diplomatëve të Kosovës për kërkim të njohjeve të reja dhe për mundësi të kërkimit të investimeve.

Exit mobile version