Mbrojtësi francez, Bacary Sagna do të largohet nga Manchester City në fund të stinorit.
34-vjeçari do të mbetet futbollist i lirë pasi kontrata e tij skadon me 30 qershor të këtij viti.
Por e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Ligën Premier me dy skuadra të njohura që kanë shprehur gatishmëri ta transferojnë atë.
Fjala është për Evertonin dhe West Ham Untied që e duan reprezentuesin francez.
Ish-anëtari i Arsenalit kërkon një kontratë dy vjeçare nga skuadrat angleze.
Gjithsesi nëse nuk arrin një marrëveshje me Everton eventualisht West Ham, atëherë Sagna pritet t’i bashkohet kampionatit kinez. /Telegrafi/