Site icon Telegrafi

Sagna gjobitet me 40 mijë funte për shkak të një postimi në Instagram

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Bacary Sagna, është gjobitur me 40 mijë funte nga Federata angleze e futbollit për shkak të postimit në Instagram: “10 kundër 12” pas ndeshjes ndaj Burnleyt.

33-vjeçari e kishte bërë këtë postim pas fitores prej 2-1 ndaj Burnleyt në Ligën Premier më 2 janar.

Lexo po ashtu Manchester City largon shtatë lojtarë në fund të sezonit

Nga minuta e 32-të, City luajti me 10-të lojtarë, meqenëse gjyqtari Lee Mason e përjashtoi mesfushorin Fernandinho.

Sipas FA, postimi, i cili më pas ishte fshirë, “ngrinte dyshime për integritetin e gjyqtarit”.

Përveç gjobës, Sagna është paralajmëruar që të ketë kujdes me sjelljet e mëtutjeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version