Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka vendosur të heqë dorë nga apelimi kundër dënimit të tij me kusht me një vit për bashkëpunim në përpjekjet për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Francës, Mathieu Valbuena.
Gjyqi do të zhvillohej më 30 qershor dhe 1 korrik, por Benzema është lodhur nga procesi dhe ka vendosur ta pushojë çështjen.
Sipas gazetës L’Equipe, avokati Hugues Vigier ka thënë se Benzema është “rraskapitur” nga procesi gjashtëvjeçar.
“Kjo tërheqje miraton një vendim dënimi dhe me sa duket fajin. Është një e vërtetë gjyqësore. Por, nuk është realitet”, ka thënë Vigier.
Fundi i sagës së video-kasetave seksuale të Benzemas
Sipas L’Equipe, Benzema është dënuar me një vit burg me kusht.
Sulmuesi u godit edhe me një gjobë prej 75 mijë eurosh, me 80 mijë euro më shumë për t’i paguar Valbuenës për dëmshpërblim. /Telegrafi/