Site icon Telegrafi

Saga e Mbappes ‘pranë perfundimit’, zbulohet çmimi që mund ta paguajë Real Madridi

Saga e Kylian Mbappe vazhdon, por sipas të dhënave të fundit nga Madridi, kjo mund të mos jetë kështu për shumë më gjatë, pasi shpejt pritet të mbyllet.

Sulmuesi francez nuk është në turneun parasezonal të Paris Saint-Germain-it pasi ata përpiqen ta detyrojnë atë të largohet, por me sa duket e vetmja marrëveshje që ai dëshiron është ajo me Real Madridin.

Pasi refuzoi një ofertë për të luajtur për klubin saudit Al Hilal, ata besojnë se ai tashmë ka bërë një pakt me Los Blancos.

Lexo po ashtu Mbappe takohet me drejtuesit e Al Hilal, shokon të gjithë me përgjigjen e dhënë

Megjithatë, Ramon Alvarez de Mon ka thënë për RadioMarca se ngërçi mes Mbappe dhe PSG po i vjen fundit, duke pretenduar se “ai është afër të bëhet lojtar i Real Madridit”.

Alvarez de Mon vazhdoi të thoshte se tarifa e mundshme në lojë do të ishte një rekord botëror 230 milionë euro, pavarësisht faktit se ai do të jetë në dispozicion falas verën e ardhshme.

Vihet re se një pjesë e kësaj tarife do të ndahej për vetë Mbappe, shkaku që francezi kishte një bonus besnikërie prej 90 milionë eurosh me PSG-në nëse do rrinte deri në fund të kontratës.

Flamuri i bardhë është valëvitur për marrëveshjen e Mbappes në disa raste më parë, dhe derisa francezi të jetë në zhveshtoren Santiago Bernabeut, është e pamundur të thuhet nëse do të ndodhë këtë herë apo jo.

Kjo përputhet me një raport të mëparshëm se Mbappe mund të arrijë në Madrid brenda një jave, por siç është parë më parë, kthesat drastike mund të ndodhin në minutën e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version