Telegrafi

Saga drejt fundit, Ketelaere të premten te Milani

Charles de Ketelaere do të kalojë të Milani të premten pasi klubet kanë arritur më në fund marrëveshje.

De Ketelaere (21) është talenti më i madh në futbollin belg dhe lojtari më i mirë i Club Brugge. Ai krahasohet me Kevin de Bruyne dhe pas disa javësh negociata, Milani më në fund arriti të binte dakord për një transferim.

Drejtorët e Milanit, Maldini dhe Massara udhëtuan disa herë drejt Belgjikës për të rënë dakord për kushtet e bashkëpunimit me Club Brugge dhe marrëveshja u arrit sot.

Mediumet e njohura italiane raportuar se Milani më në fund ka vendosur të pajtohet me shumë që kërkon Brugge. Çmimi është 32 milionë euro, plus tre milionë me bonuse.

Klubi belg kërkonte deri dje 35 milionë euro fiks, por Maldini arriti të bindë që 3 milionë të paguhen përmes bonuseve.

Sipas mediave italiane, gjithçka duhet të përmbyllet deri të premten dhe madje De Ketelaere do të jetë në dispozicion të trajnerit të Milanit, Stefano Pioli të premten.

Belgu brilant tashmë është një anëtar standard i kombëtares. Ai luan si mesfushor sulmues dhe playmaker, dhe mund të përdoret gjithashtu në krahun e djathtë. /Telegrafi/